Djali i Hashim Thaçit lavdëron Memli Krasniqin: I besoj me zemër e bindje NULL NULL 16.06.2025 16:19 16.06.2025 16:19 Djali i ish-presidentit Hashim Thaçit, Endriti, ka shkruar fjalë të mëdha për Memli Krasniqin, pasi ky i fundit është kandidati i vetëm për një mandat tjetër në krye të PDK-së. Përmes një fotografie të postuar në Instagram, Endriti thotë se Memli e ka udhëhequr PDK-në me maturi, mençuri dhe guxim, duke treguar kështu se e mbështetë atë edhe për mandatin e radhës. “E ka marrë mbi supe një barrë të rëndë, në një kohë aspak të lehtë. Por në çdo sfidë, ka qëndruar drejt dhe ka dalë faqebardhë”, shkroi djali i Thaçit, njofton Klankosova.tv. Më tej, ai thotë se i beson të parit të PDK-së “me zemër e me bindje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025