Netanyahu: Izraeli është ‘në rrugën drejt fitores’ NULL NULL 16.06.2025 15:11 16.06.2025 15:11 Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se forcat ajrore të vendit të tij janë “në kontroll të qiellit mbi Teheran”. Këto komente ai i bëri gjatë një vizite në bazën ajrore Tel Nof, në qendër të Izraelit, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-lejtnant Eyal Zamir, sipas mediave izraelite, transmeton klankosova.tv. ”Jemi në rrugë për të arritur dy objektivat tona: eliminimin e kërcënimit bërthamor dhe eliminimin e kërcënimit me raketa”, u shpreh ai. Tutje gjithashtu lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë për qytetarët e Teheranit, duke i këshilluar të largohen nga kryeqyteti iranian. ”Ne kemi filluar veprimet”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i qytetarit që u rrah nga polici: Gjendjen e ka të rëndë, ka pësuar fraktura 16/06/2025
Kosova “Edhe kuzhinierët na kanë rrahë”, si u torturuan shqiptarët në Masakrën e Dubravës? (VIDEO) 16/06/2025
Lajme Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale 16/06/2025