Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti i fabrikës së mbetjeve shtazore, Peci po intervistohet si i pandehur nga Prokuroria

NULL NULL
27.05.2025 17:58

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci po intervistohet nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit në kuadër të hetimeve për rastin e dyshuar të fabrikës së mbetjeve shtazore.

Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Ndryshe,  është zhvilluar një aksion i PSRK-së në zyrat e MBPZHR-së.

Prokurori i rastit, Admir Shala, bëri me dije para gazetarëve se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Jemi duke i zhvilluar bastisjet, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme, drejt zbardhjes së rastit konkret.” , tha Shala para mediave.

Intervistimi po vazhdon: Faton Peci para hetuesve që disa orë

lajme të ngjashme