McLaren triumfon në Monaco, fitore historike për britanikun, Norris NULL NULL 25.05.2025 17:48 25.05.2025 17:48 Piloti britanik i McLaren ka siguruar fitoren e parë ndonjëherë në rrugicat legjendare të Monte Carlos, duke dominuar një nga garat më prestigjioze të sezonit në Formula 1. Kjo është fitorja e parë për Lando Norris në sezonin 2025, që prej suksesit të tij në garën hapëse në Australi, dhe e gjashta në karrierën e tij, transmeton klankosova.tv. Me një paraqitje të qetë, të sigurt dhe strategjikisht të menaxhuar, Norris tregoi edhe një herë pse konsiderohet si një nga pilotët më të talentuar të brezit të ri. McLaren vazhdon të rrisë konkurrencën në garën për titull, ndërsa kjo fitore e konfirmon britanikun si një pretendent serioz për kreun e kampionatit. Monaco, me gjithë shkëlqimin dhe sfidat e saj, këtë herë i përkiste Lando Norris. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.