Si trajtohej impotenca para se të kishte viagra? NULL NULL 10.03.2016 18:00 10.03.2016 18:00 Impotenca, apo paaftësia për të bërë seks, është një gjendje mjekësore që afekton shumë burra, të cilët zakonisht këtë fatkeqësi të tyren, e vuajnë në qetësi. Mirëpo alternativa ishte trajtimi me shok elektrik përmes penisit. Kjo është mënyra se si është trajtuar disfunksioni erektil para 100 vjetësh, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova. Përderisa shumë burra e kishin të vështirë që të merrnin një trajtim të tillë para një personi tjetër, dikush erdhi te ideja e shpikjes së Viagras. Viagra është një pilulë e vogël e kaltër, që ua mundëson të gjithëve që s’janë të aftë në dhomë të gjumit, të kënaqen me seksin. Në kohërat antike në Egjipt, besohej se impotenca ishte rezultat i magjisë së zezë. Mënyra se si trajtohej kjo nga egjiptianët, është më se unike. Ata vendosnin zemrën e krokodilit të vogël në penis. Ndërsa, në Indi, para Lindjes së Krishtit, për ta kuruar impotencën burrat e pinin urinën e tyre.