Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky: Ukraina do të pasqyrojë veprimet e Rusisë

NULL NULL
19.04.2025 22:52
Russia Putin Trump
Presidenti ukrains, Volodymyr Zelensky, në impiantin nuklear Khmelnytskyi, Ukrainë, 13 shkurt, 2025. Foto: AP

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se janë duke vazhduar sulmet ruse në territorin e Ukrainës edhe pse është thënë se ato do të ndalohen për nder të Pashkëve.

Zelensky thekson se nuk beson fjalët apo deklarimet që janë lëshuar nga Moska.

“Nëse Rusia tani është papritur gati të përfshihet me të vërtetë në një format heshtjeje të plotë dhe të pakushtëzuar, Ukraina do të veprojë në përputhje me rrethanat – duke pasqyruar veprimet e Rusisë”, thotë ai.

Por ai shton se “operacionet sulmuese ruse vazhdojnë në disa sektorë të vijës së frontit dhe zjarri i artilerisë ruse nuk është qetësuar. Prandaj, nuk ka besim në fjalët që vijnë nga Moska”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme