Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dramë e vërtetë në Prizren, Bashkimi ia del në fund ndaj Pejës

NULL NULL
06.04.2025 21:59

Klubi basketbollistik Bashkimi nga Prizreni, e ka mbyllur në vendin e parë, edicionin e rregullt të ProCredit Superligës.

“Arpagjik’t” një gjë të tillë e arritën pasi e mundën Pejën në një dramë të vërtetē në “Sezair Surroi”, me rezultat 75-72, raporton Klankosova.tv

Dy çerekët e parë i takuan mysafirëve, të cilët i fituan 17-21 dhe 20-23, kurse prizrenasit i fituan dy të tjerët, 21:18 dhe 17:10.

Perioda e fundit e bëri dallimin, ku Peja deri në minutat e fundit ishte duke udhëhequr, por që “Arpagjik’t” nuk lejuan që një sezon ku në të shumtën e kohës ishin në vendin e parë, ta humbin në fund.

Bashkimi në gjysmëfinale të PlayOff-it, do të takohet me fituesin ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

lajme të ngjashme