Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Begaj uron shqiptarët myslimanë për Fitër Bajram

NULL NULL
29.03.2025 20:01
Bajram Begaj
Foto arkiv: Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Begaj tha se përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës bëhet me festën e mrekullueshme të Bajrami.

“Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit”.

“Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi”, shkroi Begaj, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme