Prizren, arrestohet pasi e goditi me veturë zyrtarin policor NULL NULL 27.03.2025 10:49 27.03.2025 10:49 Një person është arrestuar në Prizren të mërkurën, pasi e kishte goditur me veturë zyrtarin policor, i cili në atë moment ka qenë duke kryer detyrën zyrtare. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit polici ia kishte kërkuar dokumentet por ai kishte refuzuar dhe kishte tentuar të ikë me veturë, por në pamundësi ishte nisur vrullshëm dhe e kishte goditur policin. Zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv