Sonte finalja e Final 4 Liga Unike NULL NULL 27.03.2025 10:16 27.03.2025 10:16 Finalja e Ligës Unike Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Unike në basketboll. Përballja e parë, mes Vëllaznimit dhe Yllit u mbyll me fitoren e gjakovarëve, kurse ballafaqimi tjetër, ai mes Prishtinës dhe Besëlidhjes së Lezhës së Shqipërisë, nxori kryeqytetasit fitues. E sot do të dihet edhe fituesi i Ligës, sikurse edhe vendi i dytë dhe i tretë. Finalja e Final 4 Liga Unike zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit të enjten nga 20:00, ndeshje kjo që do të transmetohet direkt në kanalin sportiv Sport1 të platformës Artmotion. Ndërsa lufta për vendin e tretë zhvillohet nga ora 17:00, në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë, mes Yllit dhe Besëlidhjes. Edhe kjo përballje transmetohet direkt në kanalin sportiv Sport1 të platformës Artmotion. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.