Rreth 26 mijë qytetarë shprehën ngushëllime sot për Haxhi Thaçin NULL NULL 20.03.2025 20:40 20.03.2025 20:40 Në stadiumin “Ilaz Kodra” në Skenderaj sot ka qenë dita e dytë për të pamen e Haxhi Thaçit. Ceremonitë mortore do të vijojnë edhe nesër, duke u dhënë mundësinë familjarëve, miqve dhe qytetarëve të shprehin ngushëllimet e tyre. Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, për Klan Kosovën ka deklaruar se sot shprehën ngushëllime tek familja Thaçi rreth 26 mijë qytetarë. Haxhi Thaçi u nda nga jeta më 16 mars, katër ditë pas vizitës së djalit të tij, ish-presidenti Hashim Thaçi./Klankosova.tv.