Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Merret vendimi: Finalet e Ligës Unike do të zhvillohen në Prishtinë

NULL NULL
20.03.2025 17:32

Deri vonë në ‘pole position’ ishte palestra “Shani Nushi” në Gjakovë.

Por në fund u vendos që finalet e Ligës Unike për meshkuj, të zhvillohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

Kjo u bë e ditur nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

“Me shumicë votash, Bordi i FBK-së vendos që Final Four Liga Unike Meshkujt të organizohet nga KB Sigal Prishtina”, thuhet në njoftim.

Ishte kryesia e klubit të basketbollit Vëllaznimi, që insistoi shumë për ta bartur në Gjakovë këtë festë mbarëkombëtare të basketbollit, por në fund votat e vendosën për në kryeqytetin e Kosovës.

Ngjarja do të zhvillohet më 26 dhe 27 mars 2025, në ambientet e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Në gjysmëfinale do të takohen:

Sigal Prishtina – Besëlidhja

Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

lajme të ngjashme