Rrokulliset një veturë në Brezovicë (FOTO) NULL NULL 18.03.2025 08:51 18.03.2025 08:51 Foto ilustruese, aksident Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Brezovicë. Si shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, një veturë është rrokullisur. Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia. Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Klankosova.tv se nuk ka të lënduar në këtë rast. “Vetura është tërhequr (nxjerr) nga vendi i aksidentit dhe ndaj shoferit është iniciuar kundërvajtje për mos përshtatje të shpejtësisë dhe kushteve të rrugës”, tha Veseli për Klankosova.tv Fotografia nga vendi i ngjarjes është publikuar nga Indeksonline.