Amorim për Mazraouin: Po agjëron dhe po luan çdo minutë, është i jashtëzakonshëm NULL NULL 17.03.2025 18:07 17.03.2025 18:07 Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, i ka thurur lavde mbrojtësit të tij, Nous Mazraouit. Marokeni është ndër lojtarët kryesorë te Djajtë e Kuq të cilët po kalojnë në një krizë të madhe këtë sezon. “E vlerësoj përpjekjen e Nous Mazraoui, ai është i rraskapitur. Është plotësisht i lodhur”, ka thënë Amorimi pas fitores ndaj Leicester Cityt në fundjavë në Premier Ligë. “Ai është duke agjëruar dhe po luan të gjitha minutat. Ai është i jashtëzakonshëm.”