Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor (VIDEO) NULL NULL 15.06.2026 07:38 15.06.2026 07:38 Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë. Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët, konflikti mes dy familjeve të afërta kishte nisur ditë më parë dhe lidhej me emërtimin e një rrugice ku ata banonin. I dyshuari 16-vjeçar kishte propozuar që rrugica të emërtohej me emrin e babait të tij, i cili kishte vdekur disa muaj më parë, ndërsa viktima kishte preferuar që ajo të mbante emrin e gjyshit, transmeton Klankosova.tv. Përplasja mes palëve ka eskaluar të dielën në mesditë, duke përfunduar me përdorimin e thikës. Si pasojë, 27-vjeçari A. Osmanaj ka vdekur, ndërsa babai i tij ka pësuar plagë. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu ka bërë të ditur se i njëjti po vazhdon trajtimin mjekësor në spital. Ndërsa lidhur me rastin, janë ndaluar tre persona, në mesin e tyre edhe një grua.