Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli shkëlqen në pjesën e parë ndaj Prishtinës në kryeqytet

NULL NULL
16.03.2025 20:47

Golden Eagle Ylli po udhëheq në palestrën “1 Tetori” në kryeqytet, ndaj Prishtinës.

Suharekasit e nisën në mënyrë fantastike këtë përballje, duke shkuar në një seri 12-0, për ta mbyllur 10 minutëshin fillestar me dhjetë pikë dallim, 10:20, raporton Klankosova.tv

Edhe në çerekun e dytë, “Xhebrailat” treguan se në kryeqendrën e Kosovës kanë ardhur për ta tentuar me çdo kusht fitore.

Skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve me rezultat 28:38, pasi fraksioni i dytë u mbyll me shifra të njejta, 18:18.

Palokaj me dhjetë pikë, performoi më së miri në 20 minutat e para, kurse te “Plisat” Mahalbasiq dhe Janjeva, kontribuan me nga shtatë sosh, njofton Klankosova.tv

Kryendeshja e sotme në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, po trasnmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion, me komentim të Agon Fehmiut.

lajme të ngjashme