Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konjufca priti në takim Guerotin, folën për zgjedhjet

NULL NULL
14.03.2025 14:58
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. 14.03.2025

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Sipas njoftimit nga ana e Kuvendit, në këtë takim u diskutua për zhvillimet në Kosovë, si dhe rreth çështjeve të ndryshme të interesit të përbashkët, transmeton Klankosova.tv.

“Duke folur për raportet e mira mes vendeve tona, kryetari Konjufca u shpreh për rëndësinë e thellimit dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në çdo drejtim, në perspektivat që hapin vlerat dhe qëllimet tona të përbashkëta. Në këtë kuadër, bashkëbiseduesit folën për bashkëpunime përmes projekteve, e në të njëjtën kohë edhe për nevojën e takimeve të niveleve të ndryshme, përfshirë edhe ato në rafshin e parlamentarizmit”, thuhet tutje në njoftim.

Në takim u diskutua edhe rreth zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ecurinë para certifikimit të rezultateve, legjislaturën dhe ekzekutivin e ardhshëm që do të burojnë nga këto zgjedhje.

lajme të ngjashme