Fyerjet e Kurteshit ndaj gazetarëve dhe mediave, si mund të veprojë KQZ-ja? NULL NULL 13.03.2025 15:12 13.03.2025 15:12 Anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, të mërkurën ka eskaluar me gjuhën e tij drejtuar mediave dhe gazetarëve. Specifikisht gazetarës të Nacionales Besarta Hoti, ai iu referua se punon për “vrasës me pagesë”. Ish-Avokati i Popullit, përdori një gjuhë ektreme edhe ndaj Asociaiconit të Gazetarëve të Kosovës, të cilët i quajti “Aleancës e Grupeve Kriminale”. Kjo sjellje e Kurteshit, shkaktoi reagime të shumta, duke e dënuar gjuhën e tij. Madje në disa reagime u kërkua nga presidentja Vjosa Osmani, që ai të largohet nga pozita e anëtarit të KQZ-së. Por, çka parasheh Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme? Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, specifikon qartë zgjedhjen dhe shkarkimin e kryetarit, respektivisht anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në rastin e Sami Kurteshit, masa mund të merr KQZ-ja për disa arsye specifike, dhe nuk i takon presidentit/es të veprojë. Masat e parapara janë të cekura, në paragrafin 7.4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, kur kryesuesi apo anëtari sillet ose vepron në atë mënyrë që e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së, si në rrethanat e mëposhtme; 7.4.1. emërohet ose zgjedhet në pozitë tjetër të funksionarit publik në Kosovë apo në shtete tjera; 7.4.2. emërohet në pozitë vendimmarrëse në organet e larta të partisë politike; 7.4.3. pengon punën dhe funksionet ligjore të KQZ-së; 7.4.4. zbulon informacionet konfidenciale; 7.4.5. shfrytëzon pozitën për përfitime personale ose për persona tjerë; 7.4.6. nuk ka të drejtë vote në Kosovë; 7.4.7. i merret zotësia e veprimit me vendim gjyqësor të formës së prerë. 7.5. kryesuesi apo anëtari nuk është në gjendje t’i kryejë detyrat e veta për më shumë se gjashtë muaj me radhë. Sipas paragrafit të 8-të, mandati i Kryesuesit apo cilitdo anëtar të KQZ-së, për rrethanat e përcaktuara në nënparagrafin; 7.4. të këtij neni, mund të ndërpritet pas propozimit me shkrim, të miratuar nga shumica prej dy të tretave (2/3) të anëtarëve të KQZ-së. Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të marrë ndonjë qëndrim rreth kësaj ngjarje, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë ndonjë qëndrim nga ky institucion,/ Klankosova.tv Ligjin e plotë mund ta gjeni KËTU.