Malisheva në epërsi ndaj Gjilanit pas 45 mintuave të para NULL NULL 12.03.2025 15:01 12.03.2025 15:01 Arbër Prekazi i ka dhënë avantazhin Malishevës ndaj Gjilanit, krejt në fund të pjesës së parë. Atë e asistoi Drilon Hazrollaj, futbollisti që paraprakisht e goditi shtyllën, njofton Klankosova.tv. Kjo ndeshje po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion, teksa është e vlefshme për xhiron e 24 të Albi Mall Superligës së Kosovës. Nëse e ruajnë rezultatin deri në fund, malishevasit me 40 pikë do të barazoheshin me Ballkanin e vendit të dytë, kurse me gjashtë m= pak, “Skifterat” që gjenden në pozitën e katërt. Nga ana tjetër, Drita po e udhëheq bindshëm kampionatin me 53 pikë.