Besfort Zeneli ftohet te Suedia NULL NULL 12.03.2025 13:09 12.03.2025 13:09 Vëllai i Arbër Zenelit e refuzon Kosovën për Suedinë Kombëtarja e Suedisë e ka ftuar Besfort Zenelin, për ndeshjet e muajit mars, ndaj Irlandës së Veriut dhe Luksemburgut. Ai është vëllai i futbollistit të Kosovës Arbër Zeneli. Edhe Besforti ka pasur ftesë për ta veshur fanellën e “Dardanëve”, por kishte deklaruar se po e pret ftesën e suedezëve. 22-vjeçari po kalon në formë të mirë te Elfsborg ku është bashkëlojtar me vëllain e tij.