Superliga, Champions League dhe Liga Unike, veç në Artmotion NULL NULL 12.03.2025 11:38 12.03.2025 11:38 E mbushur plot me ngjarje sportive do të jetë Artmotion. Krejt çka ju duhet është të uleni para ekraneve televizive dhe t’i shijoni spektaklet që i ofron platforma më e madhe televizive në trojet shqiptare. Me fillim nga ora 12:30, zhvillohet ndeshja e javës së 24-të e Superligës së Kosovës në futboll, mes Prishtinës dhe Dukagjinit. Kjo lojë transmetohet në kanalin Sport 1 me komentimin e Andi Shabanit, njofton Klankosova.tv Më pas, nga ora 14:00 do të luhet ndeshja Malisheva – Gjilani, e cila transmetohet në kanalin e dytë të sportit, me komentimin e Lirim Pecit. Dhe radha i vjen Champions Leagues. Termini 18:45, është i rezervuar për ndeshjen Lille – Dortmund. Kjo lojë transmetohet në Sport 1, me Arlind Sadikun. Por, kjo s’është e tëra. Artmotion sjell edhe dy ndeshje mjaft interesante basketbollistike të Ligës Unike. Nga ora 19:00, në kanalet Sport 3 dhe 4 vijnë lojët Tirana – Sigal Prishtina, përkatësisht Besëlidhja – Vëllaznimi. Tirana – Sigal Prishtina, komentohet nga Ulpiana Emra. Nga ora 21:00, kthehet përballjet interesante të Ligës së Kampionëve. Arsenal – PSV, transmetohet në kanalin Sport 1 të Artmotion. Në kanalin e dytë të sportit në Artmotion, vjen sfida mes Aston Villas dhe Club Brugge. Derisa derbi i mbrëmjes mes Atletico Madridit dhe Real Madridit, transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës. Krejt në fund të spektaklit sportiv, në platformën më gjigante televizive në ora 23:30, vijnë momentet kryesore të ndeshjeve të Champions League. Golat, rastet dhe çdo tjetër transmetohen në kanalin e parë sportiv të Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.