Sonte beteja për ‘më të fortin’ e Madridit, Atletico apo Reali, kush do ta sigurojë një vend në çerekfinale? NULL NULL 12.03.2025 08:40 12.03.2025 08:40 Sonte në Champions League zhvillohet beteja për ‘më të fortin e Madridit’. Në “Civitas Metropolitano” përballen Atletico dhe Reali, me fillim nga ora 20:45. Të dyja skuadrat do ta kërkojnë biletën për në çerekfinale. Nga ndeshja e parë, “Los Blancos” kanë një epërsi minimale prej 2:1. Mbetet të shihet nëse skuadra e Diego Simeones do të arrijë ta rikthejë disavantazhin nga “Santiago Bernabeu”. Mbrëmja futbollistike nis me lojën Lille – Dortmund. Skuadra ku luan edhe futbollisti Edon Zhegrova, nga përballja e parë në Gjermani, kanë arritur të marrin një barazim të vlefshëm 1:1. Kjo ndeshje nis nga ora 18:45. Në anën tjetër, Arsenali thuajse e ka kryer punën sa i përket një vendit në fazën tjetër. “Topçinjtë” e kanë “bombarduar” PSV Eindhovenin në ndeshjen e parë, duke fituar me rezultat 1:7. Arsenal – PSV nis nga ora 21:00. Jo më pak e rëndësishme, është ndeshja mes Aston Villas dhe Club Brugge-it. Në ndeshjen e parë si mysafirë, anglezët fituan me rezultat 1:3, ndaj ekipit ku luan edhe Ardon Jashari. Derisa mbrëmë katër skuadra veçse e siguruan një vend në çerekfinale: Bayern Munchen, Inter, Paris Saint Germain dhe Barcelona. Ndeshjet e Champions League, transmetohet ekskluzivisht në platformën kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion.