Frutat me përmbajtje të lartë të magnezit NULL NULL 10.03.2025 16:33 10.03.2025 16:33 Magnezi është një mineral që nevojitet për procese të rëndësishme si funksioni i sistemit nervor, presioni i gjakut dhe rregullimi i sheqerit në gjak e mirëmbajtja e shëndetit të kockave. Nevojat tuaja ditore për magnez varen nga faktorë si mosha dhe gjinia. Meshkujt e rritur kanë nevojë për 400-420 miligramë magnez në ditë, dhe femrat e rritura kërkojnë 310-400 miligramë magnez në ditë. Pothuajse gjysma e popullsisë së Shteteve të Bashkuara nuk i përmbush nevojat e tyre ditore për marrjen e magnezit, gjë që mund të rrisë rrezikun e tyre për sëmundje si sëmundjet e zemrës . Ngrënia e më shumë ushqimeve të pasura me magnez, si frutat, mund të ndihmojë në rritjen e marrjes së magnezit. Dardhat, avokadot, kajsitë e thata, bananet, manaferrat e papajat përmbajnë magnez.