Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala: Njerëzit po konvertohen në fe të tjera për të marrë letrat në Francë, duke shpifur se janë të persekutuar nga muslimanët (VIDEO)

NULL NULL
10.03.2025 15:20

Historiani Azdren Shala ka denoncuar një fenomen të shqetësueshëm, ku disa individë po konvertohen në fe të tjera për të siguruar letrat në Francë, duke pretenduar se janë të përsekutuar nga muslimanët.

Sipas Shalës, i cili foli në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, disa organizata të fesë krishtere, përfshirë ato protestante dhe katolike, ofrojnë mundësinë për të marrë një çertifikatë që vërteton konvertimin, për një shumë prej 500 eurosh.

Shala thekson se ky fenomen ka për qëllim të manipulojë sistemin dhe të lehtësojë marrjen e lejeve të qëndrimit në Francë dhe në Evropë, duke përdorur si justifikim pretendimin për përndjekje nga komuniteti musliman./Klankosova.tv.

Ndiq detajet, në videon vijuese:

lajme të ngjashme