“Hupni mos t’ju shoh këtu” – si i kishte përzënë Kadri Veseli muxhahedinët që donin të bëheshin pjesë e UÇK-së (VIDEO) NULL NULL 10.03.2025 15:00 10.03.2025 15:00 Analisti Basri Beka ka rrëfyer një ngjarje që ka ndodhur gjatë periudhës së luftës, kur grupi i njohur si muxhahedinët kërkoi të bashkohej me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Sipas dëshmisë, Kadri Veseli, një nga ish-krerët e UÇK-së, kishte dhënë urdhrin për largimin e grupit të muxhahedinëve, tha Beka, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Në atë kohë, Sahit Jashari, komandant i Policisë Ushtarake të Zonës, i kishte përzënë ata me fjalët “Hupni, mos t’ju shoh këtu”, shtoi Beka, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni detajet, në videon vijuese: