Kërcënoi një person, arrestohet burri nga Leposaviqi NULL NULL 10.03.2025 09:22 10.03.2025 09:22 Arrestim nga Policia e Kosovës. Foto ilustruese nga AP Një person u arrestua të dielën në fshatin Vuçë, të Leposaviqit, pasi dyshohet se ka kanosur një person tjetër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia gjeti dhe konfiskoi një pushkë, 126 fishekë të një kalibri, 229 fishekë të një kalibri tjetër dhe dy thika, transmeton Klankosova.tv. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.