Curry e kalon shifrën e 25 mijë pikëve NULL NULL 09.03.2025 14:16 09.03.2025 14:16 Stephen Curry i Golden State Warriors. Foto: AP Stephen Curry e kaloi shifrën e 25 mijë pikëve në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Këtë ai e arriti, në fitoren 115 me 110 të Golden State Warriors ndaj Detroit Pistons. Curry u bë lojtari i 26-të në historinë e NBA-së që arrin këtë arritje, pasi realizoi një trepikësh në periudhën e tretë. 36-vjeçari e përfundoi ndeshjen me 32 pikë, duke çuar totalin e tij në shifrat 25 mijë e 17. Por, basktetbollisti tha se nuk e kishte ndjekur shifrën gjatë ndeshjes. “Ishte surprizë për mua, në fakt. Dija që po afrohesha, por nuk e mendova derisa e dëgjova gjatë lojës,” tha ai. “Mendoj se 10 lojtarë e kanë arritur këtë me një klub të vetëm, që është diçka e veçantë. Emrat në atë listë janë sinonim i historisë së basketbollit, kështu që është vërtet e bukur”, deklaroi Curry.