Artmotion i sjellë dy ndeshje shumë interesante në Superligë NULL NULL 09.03.2025 08:27 09.03.2025 08:27 Pasdita e së dieles në Artmotion vjen me dy përballje tejet interesante që nisin nga ora 14:00. Në Klinë, përballje njëri-tjetrit do të jenë Dukagjini dhe Malisheva. Ekipi e drejtuar nga Ismet Munishi, në pesë ndeshjet e fundit e ka veç një fitore, i ka po ashtu dy barazime dhe dy humbje, ku renditet në vendin e parafundit të tabelës me 25 pikë. E Malisheva në renditje është shumë më mirë. Kjo skuadër, i ka grumbulluar 37 pikë dhe në pesë ndeshjet e fundit ka një bilanc prej dy fitoresh një barazimi dhe dy humbjesh. Loja Dukagjini – Malisheva transmetohet eksluzivisht në kanalin e parë të sportit në Artmotion. Kurse, ndeshja tjetër zhvillohet mes Gjilanit dhe Feronikelit’74. “Skifterat” aktualisht pozicionohen në vendin e pestë me 31 pikë, kurse forma e kësaj skuadre është goxha e mirë, pasi që në pesë ndeshjet e fundit i ka tri fitore, një barazim dhe një humbje. Derisa, Nikli është i fundit me 13 pikë. Ekipi nga Drenasi, në pesë ndeshjet e fundit i ka katër humbje dhe një fitore. Ky takim transmetohet në kanalin e dytë të Artmotion.