Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, s’ka të plagosur

NULL NULL
08.03.2025 08:31

Gjatë ditës së premte, në Prishtinë, një burrë ka raportuar se një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij dhe vëllait të tij.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe nga kamerat e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë zjarri nga te dy palët, transmeton Klankosova.tv.

Deri me tani nuk dihet për motivin e ngjarjes dhe dy të dyshuar gjenden në arrati.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se rreth orës 03:30 të datës së lartcekur deri sa ka qenë me vëllanë e tij duke hyrë në shtëpi, një person i dyshuar mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim te tyre dhe ishte larguar me  veturë prej vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe nga kamerat e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë zjarri nga te dy palët. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë. Deri me tani nuk dihet për motivin e ngjarjes dhe dy të dyshuar gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme