Aksident zinxhiror mes disa veturave në magjistralen Prishtinë – Pejë (VIDEO) NULL NULL 07.03.2025 17:31 07.03.2025 17:31 Një aksident zinxhiror mes gjashtë apo shtatë veturave ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Pejë. Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet veturat të kenë qenë në kolonë dhe janë aksidentuar. Redaksia ka provuar të marrë përgjigje zyrtare nga Policia, por deri në publikimin e lajmit nuk kemi pranuar përgjigje. /Klankosova.tv