Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prizreni shënon Epopenë e UÇK-së me aktivitete përkujtimore (VIDEO) 

NULL NULL
05.03.2025 08:42
Raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova
Raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova

Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prizren do të organizohen një sërë aktivitetesh përkujtimore.

Ceremonitë nisin sot me një akademi solemne që do të mbahet në orën 10:00, ku do të kujtohet sakrifica dhe heroizmi i luftëtarëve të UÇK-së, njofton Klankosova.tv.

Aktivitetet do të vijojnë nesër me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ku qytetarë dhe përfaqësues institucionalë do të nderojnë të rënët për liri, raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndërsa më 7 mars, në mbrëmje, në vendet ku janë zhvilluar betejat e lavdishme të UÇK-së, do të ndizen zjarre për të simbolizuar rezistencën dhe guximin e luftëtarëve të lirisë.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme