E nisi me 10 euro pagë për muaj, Daku rrëfen rrugëtimin e tij NULL NULL 04.03.2025 17:27 04.03.2025 17:27 Raportohet se paguhet rreth një milion euro në vit, mirëpo sulmuesi i Shqipërisë Mirlind Daku ka zbuluar se sa ka fituar në fillim. Ai paraprakisht, në reportazhin e klubit të tij aktual, Rubin Kazan, ka thënë se fillimisht kishte hequr dorë nga futbolli por shoku i tij i ngushtë e kishte kthyer në fushën e gjelbër pasi kishin pasur nevojë për sulmues. “Nuk e harroj sepse ishte pjesa më e mirë e tregimit tim në futboll. Kurrë nuk kisha marrë para më përpara. Për gjashtë muaj mora 50 euro. Mua më mjaftonin”, ka thënë Daku, përcjell Klankosova.tv “Babai im nuk punon fare pasi unë i ndihmoj çdo muaj. Ai më ka ndihmuar për 18 vjet – më ka dhënë para, ai bënte gjithçka, siç mund të bëjë një baba për fëmijën e tij”. “I kam thënë: Më nuk ke nevojë të punosh sepse do të ndihmoj aq sa mundem”.