Juventusi vuan por në fund fiton ndaj Veronas NULL NULL 03.03.2025 22:45 03.03.2025 22:45 Juventinët kanë filluar të ëndërrojnë për titullin e kampionit. Fitorja e sotme ndaj Veronas me rezultat 2-0, e ka afruar “Zonjën e Vjetër” në gjashtë pikë dallim me liderin e tabelës në Serie A, Interin. Si rrallë herë, pas 27 xhiro të zhvilluara, janë plot pesë klube që e synojnë fuqishëm vendin e parë, me vetëm tetë pikë dallim në mes, njofton Klankosova.tv. Kampioni aktual i Italisë, ka 58 pikë, një më pak e ka ekipi i Amir Rrahmanit, Napoli, kurse 55 sosh i ka grumbulluar skuadra e Berat Gjimshitit, Atalanta. Juventus me 52 e Lazio me 50, e mbyllin pesëshen kryesore të elitës italiane të futbollit. Sonte Verona rezistoi deri në minutën e 73-të, kur francezi, Khephren Thuram, i dha avantazhin vendasëve. I njeti futbollist asistoi tek goli që e hoqi dilemen se pikët e plota mbeten në Torino. Goli u realizua nga Teun Koopmeiners, raporton Klankosova.tv.