Tema me interes të sportit veç në Klan Kosova në emisionin Sports Show NULL NULL 02.03.2025 20:16 02.03.2025 20:16 Veç gjashtë nga 38 federatat e sportit do të përfitojnë para nga buxheti i shtetit. Në mesin e atyre që t’u mohohen financat nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, është edhe Federata e Futbollit. Kjo pasi FFK nuk i ka respektuar afatet kohore të MKRS-së për harmonizimin e akteve të saj normative me Ligjin për Sportin. Ndërkohë fitorja e Ballkanit në tavolinë ndaj Feronikeli`74 bëri bujë në vendin tonë. Si ndodhi që ekipi nga Drenasi e inkuadroi një futbollistë që nuk kishte drejtë lojë? E në Superligën e Kosovës, Drita vazhdon marshimin drejt titullit kampion. “Intelektualët” janë shkëputur 11 pikë para Ballkanit që u mposhtë nga Malisheva. As sonte nuk do të mungojnë intervistat me yjet e kombëtarës së Kosovës pasi do të zhvillojmë bisedë me Albion Rrahmanin. Këto e tema tjera me rëndësi për sportin, do të keni mundësi t’i ndiqni në emisionin Sports Show në Klan Kosova. Mos e humbisni nga ora 21:30.