Nicolo Barella, lojtari i muajit shkurt te kampionët e Italisë NULL NULL 28.02.2025 12:47 28.02.2025 12:47 Futbollisti i Interit dhe kombëtares së Italisë, Nicolo Barella, është shpallur lojtari i muajit shkurt te skuadra e tij. Fansat gjithandej, kanë votuar ndërmjet tij, dy mbrojtësve, Denzel Dumfries e Stefan De Vrij, si dhe kapitenit sulmues, Lautaro Martinez. Megjithatë, performancat fantasitke të mesfushorit me numrin 23, kanë bindur tifozët që 28 vjeçari ishte më i miri gjatë kësaj periudhe, njofton Inter.it, transmeton Klankosova.tv. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në muajin e dytë të vitit, Interi fitoi ndaj Fiorentinës dhe Genoan në Serie A, si dhe e mposhti Lazion në çerekfinalen e Coppa Italia. Një betejë u mbyll me rezultat të barabartë, ajo në derbin e qytetit kundër Milanit (1-1), kurse dy sfida si msyafirë u humbën, transferta te Viola dhe në Torino ndaj Juventusit. Interi të shtunën me fillim në orën 18:00, e luan “finalen” kampionale, ku udhëton te Napoli. Kjo super ndeshje, transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platfromës kryesore shqiptare, ArtMotion.