Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turneu i boksit në Bullgari, Kosova merr tri medalje

NULL NULL
28.02.2025 08:18
Foto nga turneu ndërkombëtar i boksit
Foto nga turneu ndërkombëtar i boksit në Bullgari

Në Sofje të Bullgarisë po zhvillohet turneu ndërkombëtar i boksit “Strandja”, aty ku po marrin pjesë boksierë kosovarë, të cilët po tregohen fantastikë në paraqitjet e tyre.

Pas Donjeta Sadikut, në qerekfinale ishin dy boksierë kosovarë Bashkim Bajoku që kishte për kundërshtar boksierin Sabyrkhan Makhmud nga Kazakistani.  Bajoku fitoi duelin pa luftë dhe siguroi medaljen e bronztë dhe u kualifikua në gjysmëfinale.

E medaljen e tretë të bronztë për Kosovën e fitoi boksieri Loris Idrizi, i cili për kundërshtar kishte boksierin bullgar, Mitev Kristiyan.

Këto janë medaljet e para pas më shumë se 40 vjet nga turneu ndërkombëtar “Strandja” për Kosovën.

lajme të ngjashme