Super derbi i NBA “Bucks – Nuggets”, direkt në Sport 1 të Artmotion NULL NULL 27.02.2025 23:47 27.02.2025 23:47 Ndeshja kryesore e natës së sotme në NBA, zhvillohet në “Fiserv Forum”, ku Bucks sfidohen nga Nuggets. Të dyja këto skuadra gjenden pak a shumë në nivel të njejtë në Konferencat ku bëjnë pjesë, me një avantazh të lehtë të Denverit, njofton Klankosova.tv. Milwaukee zë vendin e pestë në Lindje me 32 fitore kampionale nga 57 ndeshje, kurse kundërshtari i tyre i sotëm, nga 58 ballafaqime, triumfoi 38 herë dhe renditet i treti në Perëndim. Hera e fundit kur këto skuadra u takuan, ishte 13 shkurti i vitit 2024. Të udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo, i cili realizoi 36 pikë, plot 18 kërcime e 5 asistime, Milwaukee Bucks triumfoi 112-95. Kjo super përballje, transmetohet në orën 02:00 pas mesnate, në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, ArtMotion!