Çerekfinalet e Kupës së Kosovës, Prishtina e Drita po udhëheqin në pjesët e para NULL NULL 27.02.2025 14:00 27.02.2025 14:00 Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve që po zhvillohen sot në kuadër çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në mes Prishtinës së Re e Dritës dhe Vëllaznimit e Prishtinës. Drita po udhëheq me rezultat 0-2 ndaj Prishtinës së Re, ku fillimisht në minutën e 7-të shënoi Broja, ndërsa rezultatin e dyfishoi Kastriot Selmani në minutën e 45-të të takimit. Ndërsa, Prishtina po e mposht aktualisht me rezultat minimal Vëllaznimin, me golin e Najeeb Yakubus, i cili realizoi në minutën e 17-të të ballafaqimit. Ndeshjet çerekfinale që po luhen sot mund t’i ndiqni ekskluzivisht në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.