Arsenali nuk fiton sërish, Liverpool marshon drejt titullit kampion NULL NULL 26.02.2025 23:09 26.02.2025 23:09 Pa gola është mbyllur ndeshja ndërmjet Nottingham Forest dhe Arsenalit. Ky hap fallso i londinezëve, vjen pas një dështimi që kishte xhiron e kaluar, pasi West Ham i mposhti në “Emirates”, njofton Klankosova.tv. Nga ana tjetër, fitorja e Liverpoolit kundër Newcastle, e ka afruar skuadrën nga Anfield, drejt titullit 20-të në Premier League. Hungarezi, Dominik Szoboszlai i dha avantazhin liderit të kampionatit anglez, 11 minuta pasi nisi dueli i sotëm. 1-0 përfundoi pjesa e parë, kurse në të dytën, argjentiasi dhe argjentinasi, Alexis Mac Allister e dyfishoi epërsinë e vendasëve, për të marshuar drejt fitores së 20-të kampionale, raporton Klankosova.tv. Liverpool ka arritur në kuotën e 67 pikë, plot 13 sosh më shumë se Arsenali i vendit të dytë. Nga ana tjetër, Newcastle me 44 pikë të grumbulluara, renditen e gjashta, për ta vazhduar luftën për njërën nga pozitat që dërgojnë në Champions League, edicionin e ardhshëm.