ShBA-ja dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për mineralet NULL NULL 26.02.2025 07:50 26.02.2025 07:50 Ukraina ka arritur një marrëveshje madhore për mineralet me ShBA-në, sipas një zyrtari të lartë në Kiev, sipas BBC-së. Marrëveshja përfshin disa ndryshime të rëndësishme dhe është parë si një rezultat pozitiv. ShBA-ja ka hequr dorë nga kërkesat fillestare për të drejtën e 500 miliardë dollarëve në të ardhura të mundshme nga burimet natyrore të Ukrainës, por nuk ka dhënë garanci të forta sigurie. Presidenti Trump pret që homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, të nënshkruajë marrëveshjen këtë javë në Uashington. Trumpi tha se pa ndihmën e ShBA-së, lufta do të kishte përfunduar shumë shpejt.