Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahmani shënon në fitoren e Spartës në Kupën e Çekisë

NULL NULL
25.02.2025 22:45

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka shënuar në fitoren e Sparta Pragues në ndeshjen ndaj Dukla Prague e cila ishte e vlefshme për Kupën e Çekisë.

Ishte Rrahmani ai që shënoi golin e parë në ndeshje për ta çuar Spartën me avantazh minimal në pushim, i cili realizoi në minutën e 40-të takimit.

Rrahamni u zëvendësuar më të nisur pjesa e dytë, ku në vend të tij u paraqit Ermal Krasniqi, ndërsa te Sparta deri në minutën e 65-të luajti edhe Qazim Laçi.

Për Rrahmanin është goli i dytë për Kupë, ndërsa në kampionat ka realizuar katër gola, teksa një gol ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve.

lajme të ngjashme