Pezullohet gjyqtari që ia kërkoi autografin Messit NULL NULL 25.02.2025 15:48 25.02.2025 15:48 Gjyqtari meksikan Marco Antonio Ortiz është pezulluar për gjashtë muaj nga ndeshjet e CONCACAF-it pas një incidenti me Lionel Messin. Ortizi kërkoi autografin e Messit pas ndeshjes ku Inter Miami fitoi 1-0 kundër Sporting Kansas City. CONCACAF gjykoi që veprimi i tij shkelte kodin etik të zyrtarëve. Ortizi pranoi gabimin dhe kërkoi falje, por pezullimi mbetet në fuqi. Ai sidoqoftë do të vazhdojë të gjykojë ndeshje në ligën meksikane