Haradinaj për Kurtin: Na la pa NATO, SHBA dhe BE, ky është e keqja NULL NULL 25.02.2025 15:39 25.02.2025 15:39 Ramush Haradinaj, kandidat per kryeminister i AAK-së Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur deklaratën e tij bërë ditë më parë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është “e keqja”. Ai në një postim në Facebook shkruan se Kurti e la Kosovën pa NATO, pa SHBA-në dhe pa BE-në. “Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm. Na vendosi nën sanksione. Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik”. “Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin. I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe”. “Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë. Ky është e keqja!”, shkruan Haradinaj.