Prishtina kërkon fitore ndaj Dritës për t’u rikthyer në garë për kreun NULL NULL 15.02.2025 10:51 15.02.2025 10:51 E gjithë mendja e futbolldashësve të Kosovës, sot është e fokusuar në kryeqytet. Prishtina e pret Dritën, në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligë. Skuadra më e trofeshme e Republikës, lufton për fitore, pasi ndryshe nuk mund të rikthehet në garë për kreun, raporton Klankosova.tv Nga ana tjetër, “Intelektualët” të cilët e udhëheqin renditjen tabelare me 43 pikë, do të tentojnë me çdo kusht të dalin të pamposhtur nga arena “Fadil Vokrri”. Përballja e fundit mes këtyre dy ekipeve në këtë stadium, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, kurse sfida e luajtur në Gjilan, i ka takuar vendasit, 3-0. Prishtina – Drita fillon në orën 17:00 dhe me komentim të Andin Lokajt, transmetohet direkt kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!