Makina e mbushur me eksploziv shpërthen në Siri, 15 të vdekur NULL NULL 03.02.2025 21:50 03.02.2025 21:50 Të paktën 20 persona, shumica prej tyre gra, janë vrarë në një shpërthim me bombë që ndodhi në një veturë në veri të Sirisë, njofton BBC, transmeton Klankosova.tv Makina e mbushur me eksploziv shpërtheu në periferinë jugore të qytetit të Manbij, ndërsa një kamion që transportonte rreth 30 punëtorë bujqësorë kaloi pranë. Numri i të vdekurve është 15, duke përfshirë 11 gra dhe tre vajza. Presidenca u zotua të sigurojë që autorët e këtij sulmi të ashtuquajtur “terrorist” do të përballen me “dënimet më të rënda”.