Lëkundjet në Santorini vazhdojnë, njerëzit nisin të largohen nga ishulli NULL NULL 03.02.2025 19:38 03.02.2025 19:38 Që nga e premtja, ishulli i Santorini është goditur nga më shumë se 200 lëkundje, duke përfshirë një tërmet me magnitudë 5.0 që ndodhi të hënën në mëngjes. Autoritetet lokale kanë urdhëruar mbylljen e shkollave si masë paraprake. Ndërkaq, frika nga lëkundjet i ka shtyrë banorët si dhe turistët po largohen nga vendi. Patrice Lamouroux nga Franca, udhëtoi dje nga Santorini në Kretë me traget. Ai tha për The Telegraph, transmeton Klankosova.tv se: “Çmimet e biletave të linjës ajrore janë shumë të larta sepse shumë njerëz po përpiqen të largohen nga ishulli. Gjithashtu me varkë. Ndërkaq, bëhet e ditur se nëse keni rezervuar për të udhëtuar në Santorini në javën ose dy javët e ardhshme dhe dëshironi të anuloni pushimet tuaja, atëherë nuk do të keni të drejtë automatikisht për një rimbursim nga linja ajrore ose operatori turistik, duke qenë se asnjë paralajmërim zyrtar i udhëtimit nuk është lëshuar nga FCDO .