Kritiku i ashpër i Islamit që dogji Kuranin, qëllohet për vdekje NULL NULL 30.01.2025 09:38 30.01.2025 09:38 Kritiku i ashpër i Islamit që dogji Kuranin, qëllohet për vdekje Ish-udhëheqësi i milicisë irakiane, Salwam Momika u qëllua për vdekje në lagjen Hovsjo të Suedisë të mërkurën mbrëma, pretenduan raportet lokale. Momika u bë një kritik i ashpër i Islamit dhe dogji Kuranin disa herë për të cilat shpesh merrte kërcënime me vdekje, transmeton Klankosova.tv. Sipas raportimeve të mediave lokale, ai u qëllua brenda banesës së tij në qytetin Sodertalje sa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia.