Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxhaj: Do ta lidhim Kosovën me Shqipërinë dhe me trojet shqiptare në Maqedoni të Veriut

NULL NULL
29.01.2025 13:17
Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, kandidati për deputet i PDK-së, ka bërë thirrje që qytetarët e vendit më 9 shkurt të votojnë subjektin në të cilin ai bën pjesë.

Në një video në Facebook, ai ka folur për një pjesë të planit të infrastrukturës që kanë si PDK.

“Qafa e Duhlës është një pikë që çdo herë e ka lidhur Rrafshin e Kosovës me Dukagjinin. Por me Qeverinë nën udhëheqjen e Bedri Hamës me autostradën e cila do ta lidhë Duhlën me Shtime dhe Lipjan, ne do ta lidhmi jo vetëm Kosovën, por do ta lidhmi edhe Shqipërinë me Kosovën dhe me trojet shqiptare në Maqedoni të Veriut”, ka thënë Hoxhaj. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme