Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim, ia kemi borxh Kosovës

NULL NULL
29.01.2025 11:26
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka publikuar planprogramin për infrastrukturën e vendit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se me Kosovën Fituese do të ketë infrastrukturë moderne.

“Pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim. Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai ka publikuar projektet e infrastrukturës:

  1. Autostrada e Dukagjinit: Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë;
  2. Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë;
  3. Finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë;
  4. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë;
  5. Finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë;
  6. Fillimi i rrugës Prizren – Tetovë;
  7. Finalizimi i rrugës Deçan – Plavë;
  8. Unaza e jashtme e Prishtinës;
  9. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Podujevë;
  10. Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël. /Klankosova.tv
lajme të ngjashme