Abdixhiku për tubimin në Fushë Kosovë: U detyruam t’i heqim karriget se s’kishte vend më NULL NULL 28.01.2025 21:08 28.01.2025 21:08 Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi masiv në Fushë Kosovë. Ai u befasua nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme e qytetarëve. “U detyruan t’i heqin karrigat sepse vend nuk kishte më!”, u shpreh ai. “Fushë e Kosovës, bastion i pamposhtur i Lidhjes Demokratike. Me Burimin dje e sot, me Besnikun sot e nesër; me LDK-në si dje, si sot, si nesër!” theksoi Abdixhiku. “Ky momentum i madh i LDK-së, kjo frymë e ndryshimit, po udhëhiqet nga ju – qytetarët e Kosovës që gjithmonë i keni dalë zot vendit! Bashkë me ju e kemi ndërtuar një lëvizje të shpresës dhe ndryshimit që tashmë nuk mund të ndalet! “, shtoi kreu i LDK-së transmeton Klankosova.tv